Formula 1, Ford rikthehet pas 20 vitesh mungesë

Shtëpia automobilistike “Ford” ka lajmëruar rikthimin e bujshëm në Formula 1 pas një mungese të gjatë. Amerikanët e “Jordan”, të cilët kanë dominuar Formula 1 të viteve ‘60 dhe ’70, janë gati për rikthmin e bujshëm falë një bashkëpunimi me “Red Bull”.
Plani i “Ford” është që të rikthehet në Formula 1 si partner zyrtar i “Red Bull” në sezonin e ndryshimit të madh. Siç dihet duke nisur nga Botërori i 2026-ës, veturat e Formula 1 do të paisen me motorrë hibridë. Mësohet se “Red Bull Racing” si dhe “AlphaTauri” do të shfrytëzojnë në këtë drejtim zhvillimet e shtëpisë automobilistike amerikane.
“Jemi të lumtur që do të shtojmë një tjetër faqe të lavdishme historisë tonë në Fromula 1”, tha CEO i Ford, Bill Ford. Ky investim i madh i amerikanëve në Formula 1 është bërë edhe për shkak të popullaritetit gjithmonë e më në rritje që ka ky sport në kontinetin në fjalë. Këtë sezon Formula 1 do të shkojë plot tre herë në USA ku do të mbahet Çmimi i Madh në Las Vegas, Miami dhe Austin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




