Ferrari, administrator i deleguar vendos objektivin për 2023

Ferrari është në kohë bilancesh dhe duket se ecuria e dobët në Formula 1 nuk është reflektuar në të ardhurat e shoqërisë në bilancin e 2022. Shtëpia automobilistike e Maranello-s nuk njeh rrezultate negative në financa.
Ditën e sotme “kokëkuqja” zbuloi se për 5000 punonjësit e saj do të bëjë rritje të premios vjetore deri në 13.500 euro, 12.5% më shumë se shifra (12.000) që morën në 2021.
Rrezultatet financiare janë në rritje ndërsa fitimi neto llogaritet në 939 milionë euro, 13% më shumë se një vit më parë. “Këto të dhëna janë një themel i fortë për 2023. Produktet tona kërkohen në të gjithë globin dhe në vitet e fundit tendenca është në rritje”, tha administratori i deleguar Benedetto Vigna.
I pyetur rreth objektivave në Formula 1, Vigna pranoi se në 2023 Botërori në fjalë do të shikohej me përparësi nga shtëpia automobilistike. “Duam që të rikthehemi kompetitiv në kampionat. Ju them se ndërtimi i një veture të shpejtë është njëra nga katër përparësitë e vitit 2023 për ‘Ferrari’-n”, pohoi administratorti i deleguar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




