Forbes vlerëson Liberty Media

Formula 1 | 4 vite më parë

Rritja e shpejtë financiare e F1 në vitet e fundit është aty për t’u parë nga të gjithë, dhe merita shkon për punën e bërë nga Liberty Media. Në periudhën midis viteve 2016-2017, ajo kompani bleu të drejtat tregtare të këtij sporti, duke e shumëfishuar në mënyrë dramatike vlerën e tij. Konkretisht, transferimi atëherë u bë për pak më shumë se 4 milionë euro, ndërsa tani vlera është gati 16 miliardë euro. Ky është vlerësimi i bërë nga Forbes, i cili kurorëzon Liberty Media si kompaninë sportive me vlerën financiare më të madhe të arritur ndonjëherë për një total prej 22 miliardë eurosh.

Kjo u arrit falë politikës efektive të shtrirjes së grupit amerikan, i cili e ka bërë F1 një shfaqje gjithnjë e më tërheqëse, si për publikun që shkon fizikisht në pistë, ashtu edhe për ata që shikojnë nga shtëpia. Forbes e shpjegoi suksesin e F1 me numra, duke nënvizuar se si shikueshmëria mesatare është 1.21 milionë njerëz, “më e larta e regjistruar ndonjëherë për këtë sport”, më pas duke vënë theksin te kontrata e re me rrjetin televiziv të nënshkruar në qershor, “e cila, Sipas raportimeve, vlen të paktën 75 milionë dollarë në vit, 15 herë më shumë se marrëveshja e mëparshme”. Dominimi i Liberty Media në këtë renditje është absolut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme