F1, Vasseur: Wolff është një mik, por unë do të luftoj me të

Formula 1 | 4 vite më parë

Frederic Vasseur po përgatitet të përjetojë një sezon që do të jetë një risi autentike në krahasim me vitet e mëparshme në F1. Drejtori i ri i ekipit të Ferrarit, në fakt, do të duhet të përballet me kolegët e tij në një mënyrë tjetër, veçanërisht me miqtë e vjetër si Toto Wolff: “Ne do do të luftojmë në pistë, do të diskutojmë përpara drejtimit të garës dhe FIA-s. Do të luftojmë brenda dhe jashtë pistës”, tha ai. Para se të shtojë: “Për të mirën më të madhe, është një avantazh i shkëlqyer që ka bashkëpunim mes skuadrave, kur vjen puna për të gjetur një marrëveshje midis ekipeve dhe F1. Unë kam një marrëdhënie të mirë me pothuajse të gjithë kolegët e mi, mendoj se është gjithmonë një gjë e mirë”.

Vasseur më pas komentoi të gjitha polemikat e fundit që u ngritën rreth presidentit të FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, midis luftës së hapur me Liberty Media dhe komenteve të vjetra seksiste të zbuluara nga The Times. Sipas Vasseur, zhurma rreth këtyre çështjeve të rëndësishme “do të ulet sapo të vendosim këmbën në pistë, jam i bindur. Sigurisht që do të ketë diskutime, por shpresoj se mund të fokusohemi në anën sportive”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme