Verstapen bën kryeveprën e fundit, fiton në Abu Dhabi

Max Verstappen bën kryeveprën e fundit në këtë sezon të Formula 1, duke dominuar Çmimin e madh të Abu Dhabit nga fillimi deri në fund. Por Charles Leclerc, me një strategji me një ndalesë ashtu si edhe piloti holandez, arriti të ngjitej në podium. Vendi i dytë i tij dhe i treti për Sergio Perez, i ka dhënë mundësinë pilotit të Ferrarit të shpallet nënkampion bote për këtë sezon të Formula 1.
Diferenca e Ferrarit në renditjen përfundimtare të Kampionatit Botëror u arrit falë aftësive të menaxhimit të gomave të pilotit nga Monako, gjë që rezultoi më efektive se ritmi i pilotit meksikan të Red Bullit në fazat e fundit të garës. Në vendin e katërt u rendit Carlos Sainz duke i mundësuar kështu Ferrarit të marrë edhe titullin nënkampion për konstruktorë. Dorëzohet Leëis Hamilton, i detyruar nga një problem në kutinë e marsheve të makinës së tij, tre xhiro nga fundi.
Russell është i pesti me Mercedesin e tij, përpara McLaren-it të Lando Norris. Vendi i nëntë dhe i dhjetë për Daniel Ricciardo dhe Sebastian Vettel. Për pilotin gjerman kjo ishte gara dhe pjesëmarrje e fundit e tij në Formula 1. Katër herë kampioni i botës fitoi pikën e fundit të karrierës së tij me vendin e dhjetë, në fund të një Çmimi të Madh GP gjatë të cilit, Seb, me Aston Martin e tij ishte i angazhuar dhe luftarak deri në fund.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




