Domenicali për kalendarin: Numri perfekt i garave është 24

Formula 1 | 4 vite më parë

“23 deri në 24 gara është një numër i mirë për një sezon, nuk dua ta diskutoj ende. Vendet zgjidhen në bazë të këtij numri. Janë kaq shumë faktorë që merren parasysh, por numri i Grand Prix është i qartë. Në  24 arrihet maksimumi”. Stefano Domenicali foli kështu për kalendarin e ri të Formula 1, i cili do të shohë që numri i garave të rritet më tej në krahasim me të kaluarën.

Drejtori i Përgjithshëm shpjegoi arsyet që çuan në rritjen e numrit të etapave nga viti në vit: “24 gara përfaqësojnë ekuilibrin e duhur midis kërkesës dhe cilësisë – tha ai në mikrofonat e “Motorsport-Magazin.com “-. nëse numri i Grand Prix do të ishte një problem, do ta reduktoja menjëherë. Mendoj se 24 gara janë një kampionat i mirë botëror”.

“Ne po përpiqemi të gjejmë një ekuilibër – shtoi Domenicali -. Një e treta e garave do të zhvillohet në Evropë, një e treta tjetër në Amerikë dhe Lindjen e Mesme dhe e treta e fundit në Lindjen e Largët. Kur të bëhet kalendari, aspekti financiar është shumë i rëndësishëm. Ka shumë më tepër oferta sesa datat e kalendarit. Ne marrim parasysh bukurinë e vetë pistës, investimin, aktivitetet për tifozët dhe interesin e ekipeve dhe konstruktorëve të përfshirë”.

Kalendari i vitit 2023 do të ketë 24 gara dhe do të prezantojë disa risi si Çmimi i Madh i Las Vegas dhe rikthimi në Kinë dhe Katar, ndërsa për momentin GP në Francë do të zhduket.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme