Verstapen dominon edhe në Holandë

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Holandës duke hedhur një hap të sigurt drejt fitimit të titullit Kampion Bote në Formula 1. Por këtë radhë fitorja në shtëpi, në pistën e Zandvoortit nuk ishte e lehtë. Kampionit të botës në fuqi iu desh të djersitej mjaft në një sfidë me Mercedesin, pjesërisht të kushtëzuar edhe nga Makina e Sigurisë reale dhe ajo virtuale. Vendi i dytë për George Russell dhe vetëm vendi i tretë ngushëllues për Charles Leclerc. Edhe këtë herë, siç e ka bërë zakon tashmë, Ferrari bëri gabimin e radhës. mekanikët e skuadrës së kuqe hutohen dhe në momentin e ndërrimit të gomave të Sainz, kujtohen se nuk kanë marrë gomën e pasme të makinës së spanjollit.
Gjë që i kushton pilotit 10 sekonda vonesë në bokse. Kaq mjafton që ai të largohet nga objektivi I podiumit. Makina e sigurisë në pistë, pilotët kryejnë ndalesat e radhës. Hamilton është krye të garës por kalohet me lehtësi nga Hamilton. (64)Në këto çaste ndërhyjnë drejtuesit e mercedesit që I kërkojnë Hamiltonit t’I hapë rrugë Russellit se është më i shpejtë. Hamilton nuk është dakort me vendimin e skuadrës së tij por sërish lejon parakalimin e shokut të tij. Britaniku parakalohet edhe leclrerc që merr vendin e tretë.
Ndërsa Sainz penalizohet me 5 sekonda sepse përplaset me Ocon në momentin kur po dilte nga bosket. Spanjolli e mbyll garën vetëm në vendin e tetë. Për Max Verstappen kjo është fitorja e dhjetë sezonale dhe tridhjeta në karrierë. Ndërsa Hamilton duhej të kënaqej vetëm me vendin e katërt.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




