Porsche i thotë jo Red Bullit

Formula 1 | 4 vite më parë

Lajmi qarkullonte prej ditësh, por të premten ka ardhur edhe zyrtarizimi. Porsche nuk do të hyjë në Formula 1 me Red Bullin. Kompania gjermane e makinave ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se bisedimet me skuadrën e Milton Keynes janë mbyllur përfundimisht pa arritur asnjë marrëveshje.

Drejtuesit e kompanisë nga Shtutgarti kanë treguar edhe arsyet e dështimit të kësaj marrëveshjeje: “Premisat kanë qenë gjithmonë ato të një marrëveshjeje të bazuar në kushte barazie, e cila përfshinte jo vetëm partneritetin e motorit, por edhe ekipin. Dhe ky objektiv i fundit nuk mund të arrihet. Me finalizimin e ndryshimit rregullator të 2026, Formula 1 padyshim mbetet një skenar tërheqës për Porsche, dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë ta monitorojmë atë” – shkruhej në komunikatë.

 E menjëherë lajmet që fillojnë të qarkullojnë tregojnë për ndryshimin e kursit nga ana e Porsche. Kompania gjermane e makinave mund të bashkëpunojë me McLaren. Qëllimi i Porsche nuk është vetëm furnizimi me motorë duke filluar nga viti 2026, por edhe investimi pikërisht në një ekip ku do të ketë mundësi dhe fuqi në vendimmarrje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme