Të dielën rikthehet Formula 1

Formula 1 | 4 vite më parë

Botërori i Formula 1 rikthehet me pjesën e dytë të tij, pikërisht në Belgjikë, me garën e 14-të të këtij sezoni. Makinat njëvendëshe do të garojnë në Spa, një cirkuit historik, i mbiquajtur “Universiteti i F1”, për vetë historinë gati 100 vjeçare të këtij sporti, të zhvilluar aty.

Gara e parë në këtë cirkuit është zhvilluar në 1924 dhe Spa mund të presë deri në 70 mijë spektatorë. Ai është një nga cirkuitet më spektakolare të kampionatit, ku tekat e motit i përmbysin parashikimet e bëra nga skuadrat dhe pilotët. Kthesat e shpejta dhe pjesët e drejta e bëjnë atë të parapëlqyer për pilotët. Pista është e gjatë 7004 m dhe në të bëhen 44 xhiro për një Çmim të Madh. Ka 5 pjesë të drejta, tre kthesa të lehta dhe dy shikane ideale për të parakaluar. Piloti që ka fituar më shumë në Spa është Michael Schumacher, me 6 gara.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme