Tifozët e Ferrarit duan ‘kokën’ e Binotto-s

Çmimi i Madh i Hungarisë ishte i hidhur për Ferrarin, me të dy pilotët si Leclerc dhe Sainz që nuk arritën të preknin podiumin pavarësisht rezultatit të shkëlqyer të marrë në provat zyrtare. Për të analizuar garën ishte drejtori i ekipit Mattia Binotto, i cili nuk donte të dëgjonte për strategjinë e gabuar.
“Të gjithë prisnim një rezultat ndryshe, problemi nuk ishte strategjia por makina që nuk shkoi mirë. Nëse makina do të ishte në gjendjen e duhur nuk do të ishim këtu duke folur për strategjinë, në garën e Hungarisë mungonte gjithçka”.
Edhe një herë Binotto ishte i qartë: “Ne do të analizojmë gjithçka, por mbi të gjitha pse makina nuk kishte ritmin e duhur. Sot makina nuk funksionoi siç e pamë të premten dhe në këtë fillim sezoni, ne nuk mbajtëm hapin”.
Deklaratë që nuk është pritur mirë nga tifozët e Ferrarit të cilët në rrjetet sociale kanë filluar një fushatë me hashtagun Binotoout. Një situatë jo e mirë te Ferrari që tani duhet të menaxhojnë edhe zemërimin e tifozëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




