Verstapen, tjetër fitore “dhuratë” nga Ferrari

Formula 1 | 4 vite më parë

Gara e 13-të e këtij sezoni të Formulës 1, Çmimi i Madh i Hungarisë, ka kurorëzuar si fitues Maks Verstapenin, i cili u nis nga vendi i 10-të, por pati si aleat të papritur gafën në strategjinë e “Ferrari”-t, që u kushtoi shtrenjt pilotëve të tij. Xhorxh Rasëlli u nis, për herë të parë në karrierë, nga vendi i parë me “Mercedes”-in e tij, por e gjeti veten nën sulmin e vazhdueshëm të Sharl Lëklerkut, i cili sidoqoftë arriti të marrë kryesimin me një parakalim të bukur në kthesën e parë të xhiros së 31-të. Por gjasat për një fitore të pilotit të ri nga Montekarlo morën një goditje fatale 9 xhiro më pas, kur drejtuesit e garës së “Ferrari”-t zgjodhën të vendosnin gomat e forta, edhe pse ishte vërejtur që skuadra “Alpine”, po vuante me këto goma.

Ndërkaq, ndonëse u nis nga vendi i 10-të, rivali për titull dhe kryesuesi i shkëputur i renditjes së përgjithshme të pilotëve, Verstapen, i cili ishte detyruar të ndërronte motorin e makinës pas dështimit në provat zyrtare të së shtunës, e mori shtruar, por qëndrueshëm garën dhe dalëngadalë, ia doli që, në xhiron e 53-të të merrte kryesimin e saj.

Më pas nuk pati më histori për pilotin holandez të “Red Bull”-it, që korri fitoren e 10-të të sezonit, ndërsa polidumin e plotësuan dy pilotët e “Mercedes”-it, Ljuis Hemilton dhe Xhorxh Rasëll, ndërsa Karlos Sainz mori vendin e 4-t dhe Sharl Lëklerk atë të 6-të për “Ferrari”-n. Serxhio Perez i “Red Bull”-it mori vendin e 5-të ndërsa 10-shen e pikëve e plotësuan Lando Norris, Fernando Alonso, Esteban Okon dhe Sebastian Fetel.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "-ToP10 10 1ST × ST 2ND rnt FB CIRRAS TRONA BYBİT $Tezos RACLE চ২ Bull MAX EWIS HAMILTON SAINZ FERRARI VERSTAPPEN RUSSELL PEREZ RED BULL RACING LECLERC FERRARI NORRIS MCLAREN 5TH ALONSO ALPINE 6TH OCON ALPINE VETTEL ASTON MARTIN 7TH 8TH 9TH 10TH"


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme