Lëklerk, i zhgënjyer: Duhet të flasim…

“Sot sigurisht që nuk jam i lumtur, aspak. Ne do të flasim për këtë në ekip”. Kështu është shprehur Charles Leclerc, duke folur për Sky Sport pasi përfundoi i gjashti me Ferrarin në GP të Hungarisë. “Në stacionin e parë makina ishte në rregull me goma mesatare, në të dytin ishte gjithmonë mirë dhe doja të vazhdoja sa më gjatë – vazhdoi piloti monegask – më pas morëm vendimin për të ndryshuar dhe humbëm shumë kohë. Ne do të flasim për këtë me ekipin, për t’u përmirësuar, nuk është koha për të folur këtu. Mezi po pres të fillojë nga e para”.
Carlos Sainz tregon me gisht performancën e F1-75: “Ne e kemi parë tashmë në kualifikuese që nuk kishim makinën më të mirë – tha spanjolli – bëmë një hap prapa. Sot asnjë nga gomat nuk funksionoi, madje as strategjia, ishte e vështirë. Në ndalesën e parë, tejkalimi ndaj Russell ishte i mundur, por pit stopi i ngadaltë na kushtoi shtrenjtë. Është kështu, ne duhet të përmirësohemi për t’u rikthyer më të fortë në të gjitha frontet pas pushimit”.
“Zhgënjimi? Sigurisht që është i madh sepse pas të premtes kishim ndjesinë e dominimit të fundjavës. Është e qartë se këto kushte atmosferike ndikuan në garën e sotme dhe në kualifikimet e djeshme dhe nuk e kishim ritmin. Jemi mashtruar pak nga këto kushte, një degradim i pabesueshëm në krahasim me të premten, nuk e prisja, ishte e çuditshme dhe e vështirë për t’u kuptuar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




