“Tërhiqem në fund të sezonit”, njoftimi surprizë i Sebastian

Formula 1 | 4 vite më parë

Sebastian Vettel njoftoi tërheqjen e tij nga Formula 1 në fund të këtij sezoni këtë mëngjes. Katër herë kampioni i botës, piloti 35-vjeçar gjerman, aktualisht në Aston Martin, ka garuar për Ferrarin për pesë sezone, por është shpallur katër herë kampion bote në timonin e Red Bull nga viti 2010 deri në 2013. Largimi i tij nga skena hap perspektiva shumë interesante në tregun e pilotëve.

Nga debutimi i tij me BMË-Sauber në 2007 në Indianapolis te katër titujt radhazi me Red Bullin pothuajse i pamposhtur. Nga misioni-titull tek Ferrarit (dy herë afër tij), tek përpjekja për të rilançuar me Aston Martin, por që nuk prodhoi rezultatatet e dëshiruara, duke bërë që Vettel të vendosë të përfundojë karrierën e tij në Kampionatin Botëror në fund të këtij sezoni, me një njoftim që mbërrin në ditët e GP të Hungarisë këtë fundjavë, e fundit para pushimit, por mbi të gjitha gara që 35-vjeçari gjerman ka fituar dy herë – në 2015 dhe 2017, në të dyja rastet me Ferrari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme