Hamilton: Russell ka potencial për ta çuar Mercedesin drejt suksesit

Formula 1 | 4 vite më parë

“Ne po punojmë jashtëzakonisht mirë së bashku. Russell është një element super pozitiv, ai ka pasur një ndikim të mirë në mjedisin e punës dhe është fantastike ta shohësh atë të ketë sukses. Ai ka të gjitha cilësitë për ta bërë ekipin të suksesshëm.” Kështu është shprehur në një intervistë për kanalin zyrtar të Formula 1, Leëis Hamilton, piloti i Mercedesit, për shokun e tij të skuadrës, George Russell, që këtë vit ka bërë debutimin e tij – më se i kënaqshëm deri në këtë pikë – me shtëpinë Brackley.

Nga mesi i sezonit, përballja mes Hamilton dhe Russell është bërë më e ekuilibruar. Sidoqoftë, në fillim të vitit 2022, fillestari ishte shumë më i qëndrueshëm se shtatë here kampioni i botës. Numri 44 është në rritje, por e vë theksin te performanca e Russell: “Ai bëri një punë të shkëlqyer, mori pikë të vlefshme për ekipin dhe do të vazhdojë të përmirësohet. Ka kaq shumë potencial në vete dhe është në vendin e duhur për ta zhvilluar atë, pavarësisht nga prania ime apo jo. Marrja e tij në skuadër ishte një veprim i duhur nga ana e ekipit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme