Ferrari triumfon në Silverstone, fitorja e parë për Sainz

Formula 1 | 4 vite më parë

Carlos Sainz triumfon në Çmimin e Madh të Britanisë, raundi i dhjetë i sezonit të Formula 1. Spanjolli i Ferrarit merr fitoren e tij të parë në karrierë në një garë gjithmonë të paparashikueshme, duke përfunduar me një avantazh të madh ndaj Sergio Perez, i dyti përpara Leëis Hamilton. Në këmbët e podiumit është edhe Charles Leclerc, i cili sheh një sukses të mundshëm të zbehet pas makinës së sigurisë në pjesën e fundit të garës.

Vendi i pestë për Alpine të Fernando Alonso-s, i cili dështon në një përpjekje për të kaluar Monegaskun. Vendi i shtatë për Max Verstappen, i kushtëzuar nga një problemm dhe asnjëherë në garë pas atij momenti. Në fillim të garës një flamur i kuq për shkak të një aksidenti të rëndë, me përmbysjen e makinës së Guanyu Zhou dhe flamurin e kuq në xhiron e parë.

Çmimi i Madh i Britanisë

  1. Carlos Sainz (Ferrari)
  2. Sergio Perez (Red Bull)
  3. Lewis Hamilton (Mercedes)
  4. Charles Leclerc (Ferrari)
  5. Fernando Alonso (Alpine)
  6. Lando Norris (McLaren)
  7. Max Verstappen (Red Bull)
  8. Mick Schumacher (Haas)
  9. Sebastian Vettel (Aston Martin)
  10. Kevin Magnussen (Haas)
  11. Lance Stroll (Aston Martin)
  12. Nicholas Latifi (Williams)
  13. Daniel Ricciardo (McLaren)
  14. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

Out

  • George Russell (Mercedes)
  • Alexander Albon (Williams)
  • Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
  • Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
  • Esteban Ocon (Alpine)
  • Pierre Gasly (AlphaTauri)

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme