Makinat me karburant ekologjik

Formula 1 | 4 vite më parë

Në Silvestone, ku do të zhvillohet të dielën e 3 korrikut, Çmimi i madh i britanisë së madhe, Formula 1 do të prezantohet me një logo të re: është simboli i përkushtimit të kampionatit më të mirë të makinave, në mbrojtje të mjedisit. Që nga viti 2019, Formula 1 ka nisur fushatën Zero Carbon, e kjo do të vazhdojë deri në 2030. Në këtë fushatë janë bashkuar ekipet, promovuesit, partnerët, furnizuesit, transmetuesit dhe FIA.

Konkretisht, po punohet për një karburant 100% të qëndrueshëm, i cili do të përdoret duke filluar nga viti 2026, kur do të debutojnë motorët hibridë të gjeneratës së ardhshme. Karburanti tashmë është në prodhim dhe megjithëse përbën më pak se 1% të emetimeve, është zona ku F1 mund të ketë efektin më të madh në sektorin e transportit global.

Efekti 0 i karbonit do të ndikojë në ajrin e pastër, në mbrojtjen e mjedisit, gjithashtu edhe tifozët nuk do të jenë të detyruar të ndjejnë aromën e pakëndshme të karburantit që nxjerrin aktualisht makinat njëvendëse të garave.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme