Mik Shumaker, aksident me dëme financiare

Formula 1 | 5 vite më parë

Aksidenti i frikshëm i Majk Shumaker në kualifikueset e Çmimit të Madhë të Arabisë Saudite fundjavën e kaluar në Xheda ka dhe pasoja financiare për kompaninë e tij Has. Shumaker po garonte me tentativën e tij për të shkuar në serinë e tretë të kualifikueseve, por në daljen e kthesës së 10-të të pistës në Xheda ka humbur kontrollin e makinës. Rrotullim i plotë i makinës së Shumakerit dhe përplasje me murin e betonit në pjesën e jashtme të kthesës së 11-të. E më pas vijon rrëshqitja teksa goditi barrierat në krahun tjetër të rrugës duke u ndalur disa metra më poshtë, pikërisht në kthesën e 12-të të pistës.

E ndërsa Shumaker i shpëtoi lëndimit në aksident, teksa doli nga spitali në mbrëmjen e vonë të së shtunës, makina e tij pësoi dëmtime të mëdha. Aq sa Has e dinte mirë se fatura e dëmit do të ishte e lartë. Hetimi i mëvonshëm i makinës në garazhin Has konfirmoi se pothuajse asgjë nuk kishte shpëtuar pa u paprekur. Drejtues i skuadrës Has, Gynter Stajner tha: “Vetëm shasia nuk duket të jetë e prishur. Të gjitha pjesët anësorë po, ndonëse ato mund të ndryshohen. Natyrisht që ne duhet të bëjmë një kontroll të plotë mbi shasinë, por duket se nuk është shumë keq, kjo për të qenë i sinqertë.

Motori gjithashtu, më thanë nga Ferrari, duket se është në rregull. Edhe paketa e baterive. Por pastaj gjithçka tjetër është e prishur”. I pyetur se cila do të ishte fatura e mundshme e dëmit, Stajner vlerësoi se gjithçka mund të shkonte deri në 1 milion dollarë. “Unë mendoj se kostoja është shumë e lartë. Nuk e di se sa mund të shkojë, por lëviz nga 500 mijë dollarë në 1 milion”, ka përfunduar Stajner.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme