Frikë në Formula 1, sulm me raketa pranë pistës së Arabisë

Një sulm i papritur, vetëm pak kilometra nga pista e Jeddah, e bën Formula 1 të dridhet, duke u detyruar të shtyjë seancën e dytë të provave të lira të GP të Arabisë Saudite për shkak të problemeve të sigurisë. Sipas raporteve fillestare, rebelët shiitë të Jemenit goditën me një raketë fabrikën e naftës Aramco, pjesë e ekipit të Aston Martin, pak më shumë se 20 km nga cirkuiti. Një shpërthim i fortë u dëgjua dhe një zjarr shpërtheu duke krijuar një tym të madh. Avionët ushtarakë u ngritën mbi qytet për të mbikëqyrur sigurinë.



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




