Ferrari, gati për testet e para

2022 i Ferrarit ka nisur me testet e para në Fiorano. Sigurisht që nuk ka ardhur ende momenti i njëvendëshes së re, e cila do të prezantohet në 17 shkurt. Por të arritur një farë konfidencialiteti me ritmet e garave, ashtu si vitin e kaluar, pilotët, inxhinierët dhe mekanikët do të kryejnë brenda 4 ditësh, prova në pistën private të skuadrës. Protagonistë sigurisht që janë dy pilotët Charles Leclerc e Carlos Sainz, dhe kolaudatori Robert Shëartzman.
Të tre kanë përdorur njëvendëshen SF21 të vitit të kaluar. Leclerc do të zbresë në pistë të mërkurën, e një ditë më vonë Sainz. Për të dy testi do të jetë një rast për të rimarrë sërish kontaktet me skuadrën dhe procadurat e F1. Hera e fundit kur të dy pilotët janë ulur në timonin e një makine gare, kanë qenë testet e Yas Marina, të zhvilluara një javë pas garës së fundit të botërorit.
Atje ata provuan për herë të parë një makinë Hibride me goma 18 inç, në përgatitje për sezonin e 2022. Ai që ka kryer testet e para ka qenë kolaudatori i ri i Ferrarit, Robert Shëartzman, nënkampioni në fuqi i Formula 2, i cili ka drejtuar për herë të parë një Ferrari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




