Verstapen, kampion në Abu Dhabi: Ndonjëherë mrekullitë ndodhin

Në një finale thriller, dominon Max Verstappen. Holandezi triumfon në Abu Dhabi pas një përfundimi të çmendur, duke mposhtur Hamiltonin dhe duke thyer hegjemoninë britanike: “Leëis është një pilot fantastik, një kundërshtar i jashtëzakonshëm, mendoj se të gjithë u argëtuan. Kishte disa kohë të vështira, por kjo është pjesë e sportit, Kupa e Botës mund të kishte shkuar në një mënyrë ose në një tjetër. Është e qartë se ndihesh nervoz në një ditë si kjo e sotmja, është një garë si shumë të tjera, por rezultati përcaktoi fitoren e Kampionatit Botëror. Unë bëra më të mirën time edhe kur nuk më dukej e mundur , por ndonjëherë mrekullitë ndodhin”, janë fjalët e nxehta të Mak.
“Është vërtet çmenduri ajo që ndodhi – vazhdon holandezi menjëherë pas festimeve -, objektivi im që fëmijë ishte të bëhesha pilot i F1, pastaj shpresoja të fitoja dhe të ngjitesha në podium, të dëgjoja himnin e vendit tim. Është vërtet diçka e pabesueshme kur e përjeton drejtpërdrejt, të gjitha momentet e veçanta që kam kaluar me babanë më kthehen në mendje dhe është çmenduri të shoh gjithë këta njerëz, ekipin, familjen dhe miqtë. Nga çdo cep i botës kanë ardhur të më mbështesin, shpresoj ta kem këtë mbështetje për një kohë të gjatë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




