Verstapen: Përplasje me Hamilton? Dua vetëm të fitoj

Formula 1 | 5 vite më parë

“Pas vitit të kaluar, nuk kisha shumë shpresa për të qenë këtu duke luftuar për titullin. Por që në fillim ne ishim shumë konkurrues dhe morëm rezultate të mira pavarësisht disi fatit të keq. Në përgjithësi ne mund të jemi krenarë për punën ekipore”. Këto janë fjalët e Max Verstappen në një konferencë për shtyp në prag të Çmimit të Madh të Abu Dhabi, raundi i fundit i sezonit të Formula 1. Pas rikuperimit të bërë nga Leëis Hamilton muajin e fundit, holandezi është në kërkim të suksesit të tij të pare, titullit, duke nisur me pikë të barabarta me rivalin në garën e fundit të vitit.

Mund të ketë përplasje me Hamiltonin? Nuk i mendoj këto gjëra, thjesht mundohem ta përballoj fundjavën në mënyrë normale – shtoi Verstappen, duke folur për mundësinë e një aksidenti me rivalin e tij -. Mediat po flasin për këto gjëra, por unë dua vetëm të fitoj”. Më pas, disa fjalë për ditët e kaluara në Lindjen e Mesme: “Këto ditë qëndrova në Dubai me familjen dhe miqtë e mi, festova ditëlindjen e të dashurës sime. Kështu që ishte shumë bukur sepse nuk më kujtoi dimrin që është në Evropë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme