Provat e lira 3: Hamilton, më i shpejtë se Verstapen

Seanca e tretë e provave të lira të GP të Abu Dhabi, raundi i fundit i kampionatit botëror, vendimtar për caktimin e titullit në Formula 1, përfundon në duart e Leëis Hamilton. Anglezi i Mercedesit, i përfshirë në një incident me Mazepin që mund t’i kushtojë, vendosi xhiron më të shpejtë në seancën e fundit përpara rivalit të tij të madh, Max Verstappen me Red Bull, me rreth dy të dhjetat. Menjëherë pas të dyve, partnerët e tyre përkatës me Valtteri Bottas në vendin e tretë dhe Sergio Perez në vendin e katërt.
Vendi i pestë për McLaren me Lando Nottis, ndërsa Alpha Tauri konfirmon periudhën e formës së shkëlqyer duke sjellë Pierre Gasly pas emrave të mëdhenj në vendin e gjashtë dhe makinën tjetër, të drejtuar nga Tsunoda, në vendin e shtatë. Më tej dy Ferrari: Carlos Sainz e mbyll me vendin e tetë, ndërsa Charles Leclerc plotëson dhjetëshen e parë me Daniel Ricciardo që ndan dy pilotët nga Maranello.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




