Hemilton: Nuk e kuptova se çfarë bëri Verstapen

Lewis Hamilton “përqafon” Max Verstappen në renditje falë një fitoreje të çmendur në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Britaniku dhe holandezi do të luajnë gjithçka gjatë fundjavës në Abu Dhabi, por ndërkohë gëzimi i pilotit të Mercedesit është i pamohueshëm: “Ishte një garë tepër e vështirë, u përpoqa të përdorja mendjen time, ishte një betejë e vështirë. Eksperienca e grumbulluar ndër vite më ka ndihmuar duke e mbajtur makinën në rrugën e duhur dhe duke qëndruar pastër. Ne shtymë si ekip dhe ngulmuam. Jam mirënjohës për makinën që pata këtë fundjavë”, tha ai i ekzaltuar.
Për manovrën e Verstappen kur u largua nga pozicioni: “Nuk e kuptova pse në një moment ai frenoi kaq fort papritmas. U përplasa me të, pastaj më thanë se do të më linte të kaloja, por nuk e kuptova çfarë ndodhi. Bëmë një punë fantastike, një garë fantastike edhe për Valtterin sot. Kjo fitore është për të gjithë djemtë që punojnë në fabrikë”, përfundon Lewis.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




