Botas “kontrollon” Verstapen, Sainz në podium

Valtteri Bottas arrin të triumfojë në “Garën Sprint”, që i jep mundësinë të niset nga vendi i parë të dielën në Çmimin e Madh të Brazilit. Një paraqitje fantastike e pilotit finlandez, duke “djegur” Max Verstappen në fillim dhe duke e kontrolluar më pas për të njëzet e katër xhirot. Ferrari në podium me Carlos Sainz, përballë Sergio Perez dhe Lewis Hamilton i cili është autori i një rikthimi të jashtëzakonshëm dhe përfundon i pesti, i nisur në rreshtin e fundit. Megjithatë, piloti britanik do të startojë i dhjeti për shkak të dënimit prej pesë pozicionesh, që erdhi si rezultat i zëvendësimit të motorit me djegie të brendshme. Norris i gjashti përpara pilotit tjetër të Ferrarit, Leclerc.
RENDITJA
RRESHTI I PARË
- Valtteri Bottas
- Max Verstappen
RRESHT I DYTË
- Carlos Sainz
- Sergio Perez
RRESHT I TRETË
- Lando Norris
- Charles Leclerc
RRESHTI I KATËRT
- Pierre Gasly
- Esteban Ocon
RRESHT I PESTË
- Sebastian Vettel
- Lewis Hamilton
RRESHTI I GJASHTË
- Daniel Ricciardo
- Fernando Alonso
RRESHTI I SHTATË
- Antonio Giovinazzi
- Lance Stroll
RRESHTI I TETË
- Yuki Tsunoda
- Nicholas Latifi
RRESHTI I NËNTË
- George Russell
- Kimi Raikkonen
RRESHTI I DHJETË
- Mick Schumacher
- Nikita Mazepin
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




