Kur të kritikojnë rivalët, je në rrugën e duhur

Formula 1 | 5 vite më parë

Me një ndërthurje të makinës “RB16B” dhe të motorit, që është më e përmirësuar sesa vitin e shkuar, “Red Bull”-i i ka hedhur “dorashkën e sfidës” “Mercedes”-it dhe e kanë lënë rivalen gjermane të përballet me kërcënimin më të madh në betejën për titull që nga nisja e epokës “turbo- hibride”. Por nuk ka qenë edhe aq e lehtë për gjiganden e pijeve energjike, që e ka gjetur veten para sulmeve të rivaleve, por edhe direktivave të diskutueshme të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit (FIA).

Por, duke e pohuar ndjesinë e të qenit gjithmonë i sulmuar, kreu i “Red Bull”-it, Kristian Horner, tha se kjo ishte dëshmi e faktit se skuadra thjesht po bënte punën e saj, duke i bërë rivalët ta ndjenin nën lëkurë sfidën.

“Ata kanë shpenzuar energji të pabesueshme në këtë drejtim, më tepër se ç’e kisha menduar”, – tha ai, duke folur për lotimin intensiv të “Mercedes”-it. “Ka qenë një strategji e qartë, por mendoj se kjo tregon se ata na shohin si një kërcënim, – vijoi ai. –

Dhe unë mendoj se po bën atë që duhet përderisa njerëzit fillojnë e të drejtojnë gishtin.” Beteja për titull ka kaluar sa nga krahu i “Red Bull”-it, tek ai i “Mercedes”-it, me 6 fitore të austriakëve dhe 4 të gjermanëve, por me dy garat e fundit që kanë shkaktuar shumë polemika.

Por Horner e shikon këtë progres si kurorëzimin e disa faktorëve, teksa thotë: “Mendoj se kemi përfituar nga niveli i vazhdimësisë me komponentët dhe nga ndërthurja të kuptuarit dhe e zgjidhjes së të gjitha çështjeve me të cilat jemi përballur.”

Nëse gjysma e parë e këtij sezoni të Formulës 1 ishte një betejë e ashpër, për Hornerin ajo veçse mund të ashpërsohet edhe më tej tani e tutje.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme