F1, Vershtapen fiton në Austri: Makina ishte irreale

“E pabesueshme. Makina ishte irreale. Me çdo set gomash ishte vërtet e këndshme të vozisje. Vërtetë çmenduri, jam befasuar vetë sepse nuk prisja që gara të shkonte kështu. Një punë e pabesueshme nga të gjithë. Një performancë e tillë është e jashtëzakonshme”. Këto janë fjalët e Max Verstappen pas fitores së tij në Grand Prix të Austrisë, raundi i nëntë i sezonit të Formula 1. Piloti hollandez, gjithashtu, fiton garën e dytë në Red Bull Ring, duke rritur avantazhin e tij ndaj Leëis Hamilton në renditjen e pilotëve, e cila tani arrin në 32 pikë.
“Fundjavën e parë të gjithë thanë se ne ishim favoritë, por nuk është kurrë e lehtë për ta provuar atë me fakte – shtoi Verstappen -. E gjithë paketa në këto dy javë ka qenë e pabesueshme. Kam arritur të krijoj nga fillimi një avantazh, e dija që nëse do të kisha kaluar xhiron e parë do të isha në gjendje të bëja garën time dhe kjo ishte. Vërtetë e çmendur të dëgjoja të gjithë këta tifozë, e pabesueshme për të parë gjithë këtë. Kjo jep motivim të madh, faleminderit të gjithëve “- përfundoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




