Bahrain GP, Leclerc: Vendi i tretë për Ferrari? Besojmë

“Objektivi është vendi i tretë në renditjen e konstruktorëve, por realisht do të jetë shumë e vështirë”. Charles Leclerc është i sinqertë, në prag të Çmimit të Madh të Bahreinit, për atë që Ferrari mund të arrijë në garat e fundit të vitit.
Numri 16 i Ferrarit e di se arritja eobjektivit është shumë e komplikuar, por 18 pikë për të rikuperuar ndaj Racing Point, me tre gara ende për t’u diskutuar, nuk janë të pamundura: “Na duhen tri fundjavë perfekte, kështu që duhet të përqendrohemi te vetja”, fjalët e Leclerc. “Shumë do të varet nga puna që do bëjmë dhe qëndrueshmëria e kundërshtarëve”.
Në Bahrein, ka kujtime të hidhura, por… “Gara e vitit të kaluar më ndihmoi shumë. Më dha njohurinë se mund të luftoj për pozitat e larta, ishte një risi totale për mua. Nuk dija çfarë të prisja, por shkoi shumë mire, deri në momentin e problemit teknik: kështu që në nivelin mendor unë kisha hedhur një hap pa marrë parasysh rezultatin. Në të kaluarën Ferrari ka qenë shumë konkurrues këtu, kështu që ne shpresojmë të kemi një fundjavë të mirë duke filluar nga provat e lira”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




