Gascoigne dhe historia e tmerrshme e alkoolizmit: Luftoj për

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Makthi i alkoolit ka ndikuar gjithmonë në karrierën e Paul Gascoigne. Ish-lojtari anglez ka rrëfyer përvojën e tij me alkoolizmin: “Njerëzit e njohin Paul Gascoigne, por askush nuk e njeh Gazzën, madje as unë ndonjëherë”.

“Isha i dehur i lumtur. Nuk jam më. Jam një pijanec i trishtuar. Nuk dal duke pirë, pi në shtëpi. Mundohem të mos bie në depresion sepse bota tashmë është mjaftueshëm në depresion. Dhe kur unë jam vërtet i dëshpëruar, atëherë pi për të gëzuar veten. Nuk mendoj se kam zhgënjyer asnjë trajner, apo lojtarë, apo tifozë. Nëse ka pasur dikë që e kam zhgënjyer , ai jam unë”.

Gascoigne vazhdon: “Nëse dua që të jetë një ditë e keqe, gjithçka që duhet të bëj është të shkoj në pijetore. Nëse dua të jetë një ditë e mirë, shkoj të peshkoj. Nuk është pija, është pasoja. Pasi pashë telefonin tim dhe pashë 30 mesazhe ose telefonata të humbura, e di që jam në telashe. Thjesht përpiqem të qëndroj larg vendeve të rrezikshme. Nëse pi, e bëj sepse më pëlqen, nuk fajësoj askënd si dikur. Por nuk u dorëzova kurrë. Mendoj se momenti që do të dorëzohem do të jetë kur të gjej veten në një kuti druri. Përndryshe, do të vazhdoj të luftoj”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme