“Unë jam vajza e tij”, kërkon të zhvarroset Pelè

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Një grua që pretendon të jetë vajza e legjendës së futbollit Pele ka zbuluar se ka kërkuar nga një gjykatë në Sao Paulo që të zhvarroset trupi i “O Rei”, i cili vdiq në vitin 2022, pasi testi i parë i ADN-së doli negativ. “Unë nuk e bëj për para, nuk ka dallim për mua që të jem vajza e Pelé ose e dikujt tjetër që nuk ka para”, tha Maria do Socorro Azevedo, 60 vjeç, për Record TV. Sipas gruas, nëna e saj, tashmë e ndjerë, pati një takim romantik me “O Rei” në São Luis, kryeqyteti i shtetit të Maranhão, por kurrë nuk i zbuloi atij se kishte mbetur shtatzënë.

Edson Arantes do Nascimento, i cili vdiq në moshën 82 vjeçare më 29 dhjetor 2022, kishte përmendur në testament mundësinë e një vajze tjetër dhe kishte vendosur t’i nënshtrohej një testi të ADN-së, por ai vdiq para se të mund të realizohej. Në vitin 2022, fëmijët ranë dakord të bënin testet pasi mësuan për veprimin e Maria do Socorro. E veja e “O Rei”, Márcia Aioki, megjithatë, deklaroi përmes avokatit të saj se kërkesa e vajzës së dyshuar është “e paarsyeshme” dhe beson se nuk ka gjasa që drejtësia ta pranojë atë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme