Ndahet nga jeta ish-arbitri, Astrit Mema

Komuniteti i futbollit shqiptar dhe veçanërisht ai Gjirokastrit ka humbur sot një figurë të rëndësishme. Është ndarë nga jeta Astrit Mema, ish-arbitër i njohur i cili i shërbeu futbollit për shumë vite edhe pasi u tërhoq nga arbitrimi.
Mema ka punuar për shumë vite si vëzhgues i FSHF-së, drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Gjirokastër, si edhe ka qenë për një periudhë kohore edhe në postin e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Gjirokastrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




