Angel Correa përjeton momente tmerri , grabitet nga njerëz të

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Sulmuesi i Atletico Madrid, Angel Correa, është grabitur dje në shtëpinë e tij “nën kërcënimin e armës”. Një ngjarje e tmerrshme, e cila mund të kishte pasoja shumë më të rënda se sa vjedhja. Lojtari argjentinas ishte në shoqërinë e familjes brenda shtëpisë së tij. Autorët e sulmit: “katër persona të armatosur dhe me kapuç”, ka raportuar ‘Cadena Cope’.

Shtypi argjentinas raporton se hajdutët kanë marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Si Correa ashtu edhe familja e tij nuk u lënduan, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pasi u thirr.

Correa, në fokusin e Al Ittihad-it që sipas Marca-s ka nxjerrë jashtë skuadrës Benzema në këto orë, vlerësohet në 40 milionë euro nga klubi spanjoll. Në sezonin aktual ai ka bërë 23 paraqitje, 5 gola dhe një asistim për Atletico Madridin, duke filluar kundër Lazios në Champions League në ndeshjen e parë dhe duke hyrë si zëvendësues në ndeshjen e dytë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme