Avokati i Maradonës: Nuk ka pasur kurrë një evasion fiskal

Diego Armando Maradona nuk ka qenë kurrë në evazion fiskal. Angelo Pisani e përsëriti këtë sot në Napoli gjatë një konference për shtyp. Avokati i ‘Pibe de Oro’ ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë në mënyrë që të mbyllen përfundimisht çështjet e tjera të pazgjidhura që dalin nga çështja kryesore – d.m.th. evazioni fiskal i pretenduar, i cili ishte objekt i vendimit të Gjykatës së Lartë.
“Ka ardhur koha që organet tatimore të mbyllin përfundimisht çështjen”, deklaroi Pisani. “Gjykata e Kasacionit tha se nuk kishte evazion fiskal, por ajo aferë që filloi në vitin 1990 shkaktoi procedura të tjera të cilat tani po zgjidhen gradualisht. Ne ecëm përpara me vendosmëri duke ditur se asnjë shkelje nuk ishte kryer nga Maradona”.
“Megjithatë, hidhërimi mbetet, – ka rrëfyer avokati-, për gjithçka ka ndodhur, për rastet e humbura të kampionit dhe për dëmtimet që u desh të pësonin më pas edhe tifozët e Napolit. Kërkojmë që organet tatimore të mbyllin çështjen”, tha avokati Angelo Pisani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




