Federer ndryshoi jetën e tij pasi i tha lamtumirë tenisit, ja

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Ai i dha lamtumirën tenisit pak kohë më parë, por trashëgimitë e karrierës së tij legjendare vazhdojnë të ndihen. Roger Federer, një nga tenistët më të fortë në histori (nëse jo më i forti), ka treguar se çfarë po bën pasi ka varur raketën, në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës amerikane “Wall Street Journal”.

Zvicerani tregoi se vazhdon të stërvitet, por se i duhet të përballet me problemet që ka me veten që nga ditët e tij konkurruese: “Pasi i shoqëroj fëmijët në shkollë, shkoj direkt në palestër. Kam pasur shumë probleme me gjurin, ndaj jam ende në fazë rikuperimi. Nuk mund të bëj shumë. Kryesisht stërvitem me pesha, kam një fizioterapist që më ndjek. Kam punuar me të për shtatë vjet, dhe shihemi katër herë në javë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme