Pau Gasol mbi “çështjen Rubiales”: Skenë e turpshme, u irritova

Dy herë fituesi i NBA me Lakers, Pau Gasol ka thënë të tijën sa i përket skandalit që njihet si “çështja Rubiales”. Gjatë një prononcimi për gazetarët ish-basketbollisti ishte i hidhëruar për atë që ndodhi pasi sipas tij një gjest i gabuar prishi një moment historik.
“Spanja u shpall fituese e një kompeticioni të madh dhe në fund gjithçka shkoi dëm pasi ndodhi një incident i ulët. Them se ai çast më bëri të ndihesha i irrituar. Ishte një skenë e trupshme”, tha Gasol.
Më tej ish-basketbollisti la të kuptohej se organet përkatëse duhet të ndërhynin në këtë diskutim. “Mendoj se kjo çështje nuk duhet lënë pa zgjidhje. Duhet të bëjnë diçka për të mirën e sportit. Duhet të bëjnë diçka pasi këtu janë në lojë edhe vlerat njerëzore, qytetare dhe ato të vendit”, përfundoi Gasol.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




