Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Anesti Vito

Futbolli shqiptar në zi, është ndarë nga jeta ish-sulmuesi i Flamurtarit por edhe i Tiranës, Anesti Vito. 52-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas një arresti kardiak. Një humbje e madhe për futbollin vlonjat dhe atë shqiptar.
Lindi në vlorë më 19 qershor të vitit 1971. Karrierën futbollistike e nisi te Flamurtari, për të provuar më pas mundësitë dhe me skuadra të tjera në vend si Albpetrol, Tomori si dhe Tirana.
Një jetë e ndërprerë në mes, në moshën 52-vjeçare , RTSH Sport i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vito.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




