Van der Sar del nga terapia intensive: Faleminderit të gjithëve

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Edwin Van der Sar është larguar nga kujdesi intensiv. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai me një mesazh në rrjetet e tij sociale, 11 ditë pas hemoragjisë cerebrale që e kishte goditur gjatë pushimeve në Kroaci: “Së pari, duam t’i falënderojmë të gjithë për të gjitha mesazhet e mbështetjes, –  fjalët e drejtuesit të Ajax-it, i cili ka postuar një foto në shoqërinë e gruas së tij Annemarie – Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se nuk jam më në reanimacion. Megjithatë, jam ende në spital. Shpresoj të shkoj në shtëpi javën e ardhshme dhe të bëj hapin tjetër në rehabilitimin tim”.

Ish-portieri, ndër të tjera, i Juventusit dhe Mançester Junajtid u shtrua fillimisht në një spital në Split, para se të transferohej në Holandë pas rreth një jave. Kushtet e tij janë cilësuar gjithmonë si të qëndrueshme dhe jeta e tij nuk ka qenë asnjëherë në rrezik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme