Natë tmerri për Donnarumma-n në Paris

Keqbërës kanë hyrë në shtëpinë e Donnarumma-s natën e kaluar duke terrorizuar portierin e PSG-së dhe bashkëjetuesen e tij, Alessia Elefante.
Nga ajo që është bërë me dije nga policia e Parisit kuptohet se keqbërësit janë larguar nga banesa e italianit me gati gjysëm milionë të mira materiale dhe euro cash.
Si të mos mungonte shifra e lartë e sendeve me vlerë dhe monedhave të vjedhura për çiftin nata e tmerrit ka qenë e gjatë pasi keqbërësit kanë qenë të dhunshëm. Rreth ores 3:20, pasi kanë hyrë në shtëpi, në fillim i kanë rrahur e më pas i kanë lidhur deri në momentin që çifti ka mundur të largohet vjedhurazi drejt një hoteli aty pranë. Personeli i hotelit ka qenë i pari që ka dhënë alarmin duke lajmëruar policinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




