Van der Sar jashtë rrezikut, kthehet në Holandë

“Edwin u riatdhesua nga Kroacia të premten në mbrëmje dhe aktualisht është shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali holandez. Situata e tij mbetet e njëjtë: e qëndrueshme, jo kërcënuese për jetën dhe komunikuese”.
Këtë e ka bërë të ditur Ajax, në lidhje me gjendjen e Edwin Van der Sar, pas një sëmundjeje që pati në Kroaci javën e kaluar. “Familja Van der Sar dëshiron të shprehë mirënjohjen e tyre të thellë për Spitalin Universitar të Splitit për kujdesin e madh që ka dhënë gjatë javës së kaluar”.
“Edwin do të qëndrojë në njësinë e kujdesit intensiv ku do të monitorohet më tej, dhe familja shpreson se mund të fokusohet në rikuperimin e tij më vonë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




