Tifozët shpërthejnë në rrjetet sociale: Maradona në tribunë në

Në orët e fundit, një foto e shpërndarë në Twitter nga tribuna gjatë finales së madhe mes Italisë dhe Argjentinës në Wembley është bërë virale. Në foto, në fakt, shumë fansa kanë parë figurën e Diego Armando Maradonës në turmën që ndiqte ndeshjen. “Diez është gjallë, Diego ishte në Ëembley, nuk mund të mos ndiqte Argjentinën e tij”, është fraza që u bë virale: “Unë zgjedh të besoj”.
Gjithçka filloi nga llogaria në Tëitter e Sara Aribó, një fotografe profesioniste e cila postoi foton origjinale bardhë e zi të Messit me tribunat në sfond. Fotografi më pas shkroi: “E bëra këtë foto në finalen e madhe në Ëembley dhe do të doja ta gjeja vajzën me krahët e ngritur, a mundemi?”. Fansat, megjithatë, në vend që të kërkonin vajzën, u përqendruan te njeriu me kapele dhe një trup shumë të ngjashëm me atë të Maradonës në vitet e fundit të jetës.
TyC Sports më pas ri-publikoi fotografinë në të cilën shihet qartë figura e ngjashme me Maradonën. Shumë u çmendën duke pyetur veten nëse ai në foto është me të vërtetë Pibe de Oro, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




