Futbollistja argjentinase gjendet e pajetë në shtëpinë e saj

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Një futbolliste argjentinase është gjetur pajetë pasi ishte mbytur për vdekje nga ish-partneri i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje.

Florencia Guinazu, 30 vjeç, e cila luajti për Argentino de Mendoza, u gjet e e mbytur brenda dhomës që ajo ndante me ish-partnerin Ignacio Agustín Notto.

Pas aktit fatal, ky i fundit, la në dritare një shënim ku paralajmëronte fqinjët për tmerret që do të gjenin brenda, ku shkruhej: ‘Telefononi 911. Fëmijët janë vetëm’.

Sipas “O Globo”, Notto shkroi shënimin pasi vrau Guinazu, përpara se të vetëvritej. Ndërkohë, dy djemtë e tyre, ishin duke luajtur PlayStation në dhomën kryesore të banesës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme