Çështja Dani Alves: Refuzohet ankimi i prokurorisë, ish-mbrojtësi

Gjykata e Barcelonës ka vendosur të ruajë lirinë e përkohshme të Dani Alves, ish-lojtarit të Barcelonës, PSG-së dhe Juventusit, në pritje të vendimit për apelimin në lidhje me dënimin e tij me 4 vjet e gjysmë burg për sulm seksual në dhjetor 2022, në një klub nate në Barcelonë.
Ankesat janë paraqitur nga prokurori publik dhe pala civile. Pas më shumë se një viti paraburgim parandalues, Alves u lirua me kusht më 25 mars, me detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë çdo të premte, tërheqjen e pasaportës së tij braziliane dhe spanjolle dhe ndalimin për t’iu afruar viktimës në më pak se një mijë metra.
Burimet gjyqësore të cituara nga Efe raportojnë se Gjykata hodhi poshtë kundërshtimet për lirimin me kusht të paraqitur nga prokuroria publike dhe mbrojtja e viktimës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




