Formula 1 blen Moto GP për 4 miliardë euro

Prestigjozia “Financial Times” ka bërë me dije se Formula 1 është me të vërtetë e interesuar që të zotërojë Moto GP-bë madje në këtë drejtim ka bërë edhe një ofertë të majme.
Sipas “Financial Times”, “Liberty Media” ka hapur tratativat me shoqrinë, e cila zotëron Moto GP duke i ofruar një shifër mbi 4 miliardë euro.
“Liberty Media”, e cila është në pronësi të miliarderit të telekomunikacionit Xhon Malon, ka mundur konkurencën e “TKO” (grup sportiv dhe mediatik i drejtuar nga pronari i “Hollyëood”, Ari Emanuel).
Po sipas “Financial Times” interes për Moto GP-në kishte shfaqur edhe “Qatar Sports Investments” (grupi që zotëron ekipin e Paris Saint-Germain).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




