Kishte llogari në një aplikacion takimesh, ekipi i Muçit dëbon

Muçi do të ketë një rival më pak për një vend titullari në Turqi pasi skuadra e tij Beshiktash ka lajmëruar ditën e djeshme prishjen e kontratës me Emirhan Delibash.
Sipas medieve turke 21-vjeçari është dëbuar nga klubi në fjalë pasi I është gjetur një llogari në një aplikacion takimesh. Edhe pse Delibash është mbrojtur duke thënë se llogarinë në këtë aplikacion nuk e ka hapur ai vetë, klubi nuk e ka falur duke i mbyllur kontratën.
Delibash kishte luajtur vetëm dy herë me Beshiktashin këtë sezon. Lojtari i krahut kishte luajtur më parë në duelin mes Beshiktashit dhe Kasimpasas në janar si dhe në duelin e vlefshëm për Conference League përballë Luganos.
Ai kishte nisur karrierën me të rinjtë e Beshiktash në 2010-ën, në moshën 7-vjeçare. Delibash ka përfaqësuar Turqinë për moshat U-17, U-18 dhe U-19.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




