Reali hedh sytë nga Shqipëria, Arbeloa prezanton projektin

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Për katër ditë në muajin qershor Fondacioni i Real Madrid, në bashkëpunim me “GK Sport” do të mbajë një kamp, i cili ka për qëllim edukimin sportiv të disa të përzgjedhurve.

Sipas komunikatës të bërë publike nga vetë klubi spanjoll mesditën e të martës mësohet se një trajner i Fondacionit do të jetë prezent në Tiranë për të ndjekur mbarvajtjen e aktivitetit, i cili do të vëzhgojë nga afër të rinjtë e përzgjedhur.

Në prezenatimin e kësaj nisme ishte prezent Alvaro Arbeloa, trajner i U-19 të Realit dhe përfaqësuesi i kompanisë “GK Sport”, Xhuliano Konda.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme