“Brians 2” s’ka pritur vetëm Alveshin, pioneri i anti-viruseve

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Dani Alvesh do të vuajë dënimin në një burg pranë qytetit të Barcelonës. Mësohet se braziliani, i cili u dënua me 4.5 vite heqje lirie, do të qëndrojë në “Brians 2”.

(John McAfee)

Sipas “Marca”-s, në këtë burg po shlyen dënimin edhe Koutinjo, i cili ka qenë truproja i Ronaldinjos.

“Brians 2” është njëri prej burgjeve më të njohur të Spanjës pasi vetëm pak vite më parë ka shlyer dënimin edhe ai që konsiderohej si pioneri i anti-viruseve John McAfee. Pak muaj përpara se të ndërronte jetë McAfee tha: “Krahasuar me burgjet në Shtetet e Bashkauara të Amerikës, këtu jam si në një hotel me pesë yje”.

“Brians 2” hapi dyert në 2007-ën dhe ka një kapacitet prej 1500 shtretërish.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme