Adam Silver rinovon me NBA deri më 2030-ën

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Komisioneri i NBA, Adam Silver do të mbulojë këtë post deri në sezonin 2029-2030. Lajmi u bë i ditur sot nga mediet amerikane, të cilat theksojnë se 61-vjeçari do të jetë njëri prej komisionerëve më jetëgjatë të organizatës.

Silver mori vendin e David Shtern në 2014-ën pasi ky i fundit ndërroi jetë nga një sëmundje e pakurueshme. Silver vlerësohet shumë nga NBA pasi ka bërë të mundur të rrisë fitimet e skuadrave nëpërmjet përmirësimit të kontratave me sposnsorë të ndryshëm.

Dhjetë vite më parë secila skuadër e NBA mund të shpenzonte maksimumi deri në 63 milionë dollarë në vit për pagat e lojtarëve ndërsa tani kjo shifër është 136 milionë dollarë.

Një tjetër rast ku shikohet puna e madhe e bërë nga Shtern për të pasuruar ekipet e NBA është edhe ai që ka lidhje me Miluoki Bucks. Në 2014 shoqëria në fjalë u shit për 550 milionë dollarë ndërsa vitin e kaluar pronari i Cleveland Browns, Xhimi Haslam dhe “Haslam Sports Group” blenë 25% të aksioneve të skuadrës për plot 3.5 miliardë dollarë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme