Nëna e Mbape, ultimatum të birit: S’punoj për më pak se 30% të

Fajza Lamari, nëna e Kilian Mbape, ka detyruar të birin për t’i kaluar një tretat e fitimeve për fondacionin “Inspired by KM”. Fondacioni në fjalë ka për qëllim të ndihmojë 98 fëmijë (49 meshkuj dhe 49 femra) të moshën 6-16 vjeç që të rrealizojnë projektet e jetës.
Kjo e ide merr jetë më 20 janar dhe sipas “Le Parisien” Fajza Lamari, e cila është njëkohësisht edhe menaxherja e yllit të PSG-së, i ka thënë të birit: “I kam thënë disa herë. Nuk bëj asgjë pa marrë 30% të shumës që përfiton nga futbolli. Nëse nuk më kalon këtë kuotë nuk do ta ndihmoj për asgjë. Mund të shkoj për pushime në Maldive, mund të bëj gjithçka, por që ta ndihmoj në këtë drejtim, jo!”.
“Le Parisien” tregon edhe një tjetër bisedë ku Lamari bën humor duke thënë: “Në fillim i kërkova 50% të fitimeve, por akordin e gjetëm me 30%”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




