Shokon Erikson: Më mbetet një vit jetë!

Sven Goran Erikson, trajneri ikonë i fundit të viteve ’90 dhe fillimit të viteve ’00 ka marrë faqet e para të gazetave mëngjesin e sotëm me rrëfimin e tij shokues për radion “P1”.
“Teksa vrapoja humba ndjenjat dhe menjëherë më dërguan në spital. Pas kontrolleve të para mësova se kisha një iktus në tru. Më pas më thanë se nuk ishte vetëm kaq, por se kisha edhe një masë kanceroze”, shpjegon ish-trajneri, i cili drejtoi Lacion drejt suksesit të madh në Itali në sezonin 1999-2000.
“Tani më duhet të luftoj, në rastin më të mirë mund të kem dhe një vit a më shumë jetë, në rastin më të keq më pak. E marr me sportivitet pasi dua që të luftoj deri në fund”, tregon Erikson, i cili ka qenë trajneri i parë jo anglez i “Tre Luanëve”.
Vitin e kaluar Eriksen dha dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv të “Karlstad Football” për arsye shëndetësore, të cilat i bëri me dije vetëm tani. “Kam menduar që të limitoj në maksimum impenjimet pasi dua që t’i shkoj deri në fund problemeve shëndetësore që kam”, pati thënë në atë kohë suedezi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




