Gambia nis Kupën e Kombeve me incident të rëndë ajror

Udhëtimi drejt Bregut të Fildishtë ka qenë traumatik për Gambian pasi pilotit të avionit i është dashur të bëjë një ulje emergjence për të evituar një tragjedi.
Avionit ku ndodhej përfaqësuesja e vendit Afrikan, vetëm dhjetë minuta pas ngjitjes në ajër, i është dashur që të kryej një ulje emergjence pasi në bord mungonte oksigjeni si pasojë e një defekti.
Pak minuta pas incidentit të gjithë personat në bord nisën të kishin marrje mendsh dhe humbje ndjenjash. Kulla e kontrollit e aeroportit të Banjulit u tregua në lartësinë e duhur duke mundësuar menjëherë uljen e emergjencës për mjetin.
Dëshmitë e disa prej protagonistëve ishin me të vërtetë rrënqethëse. “Të gjithë ne mund të kishim humbur jetën. Shumica e pasagjerëve humbi ndjenja përfshi edhe mua”, tha komisari teknik bleg i Gambaias, Tom Saintfiet për “nieuwsblad.be”.
“Kuptuam që diçka nuk shkonte me atë avion të vogël që në momentin kur u futëm brenda. Ishte shumë vapë, por pilotët na siguruan se ajri i kondicionuar do të niste të funksiononte sapo të ngjiteshim në ajër”, tha Saidy Janko.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




