Bajerni fton tifozët më 19 janar për t’i dhënë lamtumirën e fundit

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Bajerni i Mynihut ka njoftuar mbrëmjen e kaluar se më 19 janar në orën 15:00 skuadra dhe të gjithë tifozët do t’i japin lamtumirën e fundit “Perandorit” të futbollit gjerman në një ceremoni, e cila do të mbahet në “Allianz Arena”.

Nga sa është lajmëruar deri më tani mësohet se dyert e impiantit do të jenë të hapura për të gjithë dashamirësit e futbollit, të cilët do të kenë mundësi t’i dedikojnë edhe mesazhet e tyre personale legjendës së futbollit gjerman në një libër ngushëllimesh.

Të njëjtën gjë do të bëjnë sot lojtarët e Bajernit së bashku me kryministrin e Bavarisë, Markus Zëder në ceremoninë, e cila do të mbahet në një nga kishat në qendër të Mynihut (Hofkapelle der Residenz).

“Fokusi i grumbullimit është kujtimi i Franc Bekenbauerit, i cili frymëzoi botën e futbollit dhe jo vetëm”, lexohej në njftimin e klubit. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme